Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Në raportin e punës së 100 ditëve dorëzuar Kryeministrit, të hartuar në dy faqe, Gjergj Dedaj ka shkruar se në mënyrë që t’ia kursej kohën e çmuar, e ka njoftuar atë në vija të trasha. Gjithë punën e tij ai e ka shpjeguar në 2 faqe.  Në këto 2 faqe raport të punës janë edhe disa ankesa në drejtim të kabinetit të ministrit Pacolli.

“.. për mos t’ua marrë kohën e çmuar, ju njoftova në vija të trasha me disa nga aktivitetet e mia individuale në kuadër të MPJ-së dhe shpresoj që me mundësitë dhe kapacitetet të vazhdojë të jap kontribut në shtet ndërtimin e Kosovës dhe perspektivën euroatlantike të saj përkundër hendikepimit të pajustifikuar dhe absurd nga Kabineti i MPJ-së, gjë e cila kërkoj dhe shpresojë të tejkalohet në të ardhmen e afërt”, thuhet në raportin e tij.

Kështu, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, në raportin me shumë gabime drejtshkrimore dhe pa asnjë ‘ë’ të përdorur, i është ankuar Kryeministrit për ministrin e tij. Ai ka thënë se e ka kontaktuar disa herë ministrin e tij, Bexhet Pacolli, por ai nuk i është lajmëruar e asnjëherë nuk e ka takuar.

Dedaj si zëvendësministër i Punëve të Jashtme, në raportin e tij drejtuar kryeministrit ka thënë se raportuar edhe për një vizitë në Shqipëri dhe për vendosjen e kurorave në Vlorë tek përmendorja e lirisë.

Tutje Dedaj thotë së është emëruar në këtë post në fillim të dhjetorit 2017 si rezultat i koalicionit pas zgjedhor mes PDK-së dhe PLK-së.

“Nuk kam hasur në klimë të mikpritjes dhe disa ditë nuk kam pasur zyre. Tani e 5 muaj e ndaj zyrën me asistenten dhe shoferin, pa pajisje të nevojshme për punë dhe aktivitet normal të një zëvendësministri”, ka shkruar Dedaj.

Dedaj renditë disa takime, që ai thotë se kanë qenë me vetiniciativë.

Këtu mund të lexoni raportin e plot të zëvendësministrit Gjergj Dedaj – Raporti

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Pas pak mund të lexoni raportin e punës së zëvendësministrit Rrustem Musa- MSH.

Raporte të ngjashme:

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale

Për lopët-fabrika dhe kuriozitete tjera nga raportet e zëvendësministrave