Fotografi nga Malisheva e mbuluar me ujë

Gjendje Alarmante në Malishevë

 

Në Komunën e Malishevës ngritja e nivelit të ujit si pasojë e rënies së shiut dhe shkrirjes së borës kanë shkaktuar dëme të shumta.

Zëdhënësi i kësaj Komune, Artan Paçarizi, tha për KALLXO.com se uji ka hyrë nëpër disa shtëpi ndërsa janë dëmtuar edhe disa biznese.

“Gjendja vazhdon të jetë e rëndë, uji ka dëmtuar disa shtëpi banimi dhe disa fshatra. Uji ka depërtuar edhe  nëpër dyqane e biznese që janë në katin e parë”, tha ai.

Sipas tij, momentalisht katër hyerje dhe dalje janë të bllokuara prej ujit.

“Kjo është pasojë e daljes prej shtratit të lumit Mirusha”, tha Paçarizi.

 

Një qytetar nga Malisheva ka dërguar fotografi dhe xhirime në hyrje të Malishevës, rruga nga fshati Banjë, dhe nga qendra e qytezës.

Pamjet dhe fotografitë tregojnë për një gjendje alarmante në Malishevë.

Malisheve2 Malisheve3 Malisheve4