Gjendja Shëndetësore e Deputetes

Haxhiu pas lëndimit që pësoi dje në përpjekje për t’iu shmangur kontrollit policor në hyrje të Kuvendit, mbërmë është transferuar nga Emergjenca në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Mjeku i kësaj klinike Fetih Ahmeti e ka komentuar shkurt gjendjen shëndetësore të deputetes.

“Gjendja e saj është stabile, nuk mund të flas më shumë. Jam brenda orarit të punës, mos m’pengo ma shumë,” tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ndryshe e vlerësoi gjendjen e Haxhiut, Lëvizja “Vetëvendosje” në konferencën e sotme për gazetarë.

“Vetëvendosja” thotë se gjendja shëndetësore e Albulena Haxhiut është e rëndë.

“Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë dhe ka shenjat tipike të një traume”, tha nënkryetari i këtij subjekti Driton Çaushi.

Çaushi lëndimin e deputetes Haxhiu e cilësoi rastin më eklatant të dhunës gjatë ditës së djeshme.

“Ka qenë masë e papranueshme e palogjikshme e forcës ndaj saj. Është përplasur për tokë dhe është alivanosur,” tregoi Çaushi.

Ai tha se puna e mjekëve u pengua dje nga prania e policëve në dhomën ku po merrte ndihmën deputetja.

“Puna e mjekëve është penguar. Ka pasur shumë policë në dhomë dhe familja nuk është lejuar disa orë ta shohë,” tha Çaushi.

Për këto pengesa foli dje për KALLXO.com edhe Alban Krasniqi, bashkëshorti i Albulena Haxhiut.

http://kallxo.com/flet-burri-i-albulena-haxhiut-po-e-trajtojne-sikur-kriminele/

KALLXO.com e xhiroi edhe momentin e lëndimit të deputetes.

http://kallxo.com/deputetja-albulena-haxhiu-u-lendua-ne-koke/

Albulena Haxhiut iu caktua sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë masa tridhjetëditëshe e arrestit shtëpiak.

Prokurori e intervistoi atë në spital për zhvillimet e djeshme në Kuvend.

http://kallxo.com/kerkese-per-mase-sigurie-ndaj-4-deputeteve/

Haxhiu po dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve(gazit lotsjellës).

http://kallxo.com/deputetet-e-arrestuar-48-ore-paraburgim/

[interaction id=”56c8cf6db6c51fb65202afca”]