Gjendja e të lënduarve nga aksidenti në Gjilan, flet drejtori i Spitalit

Një person ka vdekur, 27 persona të tjerë kanë kërkuar trajtime mjekësore pasi që janë lënduar nga aksidenti tragjik i cili ndodhi gjatë ditës së djeshme në Qendër të Gjilanit.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe drejtorin e emergjencës në Gjilan, Nisret Hajrullahu, i cili tha se gjendja momentale e të lënduarve është stabile.

“Gjendja e të gjithëve është stabile, janë duke u bërë ende disa kontrolle shtesë disa ekzaminime. Ka mundësi që disa të lirohen gjatë ditës së sotme. Por mund t`ju them se gjendja e tyre është stabile jemi duke vazhduar që t`i mjekojmë me të gjitha ato që kemi në dorë”, tha Hajrullahu.

KALLXO.com ka raportuar vazhdimisht për aksidentin i cili ndodhi dje në afërsi të Stacionit Policor në Gjilan dhe në afërsi të Komunës së Gjilanit.

 

https://kallxo.com/aksident-i-rende-ne-gjilan-disa-te-lenduar/

 

https://kallxo.com/foto-aksidenti-me-shume-te-lenduar-ne-gjilan/

 

https://kallxo.com/nje-i-vdekur-nga-aksidenti-ne-gjilan-prokuroria-jep-detaje/