Foto: Ilustrim

Gjendet Trupi i Pajetë i një 31 Vjeçari

Policia ka gjetur trupin e pajetë të një 31 vjeçari në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë.

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhilivodë të këtij qyteti dhe sipas të dhënave të para dyshoht se i riu mashkull 31 vjeçar ka bërë vetëvrasje,” thotë Avni zahiti, zëdhënës i Policisë rajonale të Mitrovicës.

Rasti i vetëvrasjes së dyshuar sipas Zahitit është raportuar në Stacionin Policor të Vushtrrisë rreth orës 16:00.

“Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës. Policia në shtëpinë e tij ka identifikuar dhe ka marrë si provë materiale një pistoletë të cilën e ka gjetur te trupi i viktimës,” shpjegon Zahiti.

Policia, sipas njoftimit të lëshuar nga Zahiti trupin e pajetë e ka dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa po hetohen rrethanat e këtij rasti.

Praninë e trupit të pajetë të 31 vjeçarit në shtëpinë e tij e kanë lajmëruar në polici disa të afërm të të ndjerit, pasi ai sipas policisë jetonte vetëm.