Ilustrim

Gjendet trup i pajetë në një kasolle në Rugovë

Policia Rajonale e Pejës ka njoftuar se dje rreth orës 15:00, kanë marrë një informacion se brenda në një kasolle druri në Rugovë, gjendet një person pa shenja jete, informatës i është përgjigjur menjëherë patrulla Policore me që rast e ka konstatuar vdekjen e personit.

Sipas njoftimit të policisë përderisa zyrtarët policorë ishin në pritje të njësisë së hetimeve për të arritur në vend ngjaje, kasollja e drurit ishte kapluar nga zjarri dhe djegur tërësisht.

Pas situatës së krijuar në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësit policore, duke përfshirë edhe ekspertin për hetimin e zjarreve nga njësiti i zjarrfikëseve.

Policia njofton se vdekja është duke u hetuar dhe në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat lidhur me rast.

Në lidhje me rastin dy zyrtarët policorë janë suspenduar nga puna nën dyshimin për trajtim jo adekuat të vendit të ngjarjes.