Ilustrim

Gjendet një mjet shpërthyes në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Klina ka  raportuar se gjatë punimit të kanalizimit, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:15.

“Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin  e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin policor.