Ilustrim

Gjendet një granatë dore në Graçanicë

Një mjet i pashpërthyer, përkatësisht granatë dore është gjetur të hënën rreth orës 12:00, në komunën e Graçanicës.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

“Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, kurse njësiti për deminim e KFOR-it, ka bërë asgjësimin e mjetit shpërthyes-granatë dore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.