Foto-ilustrim

Gjendet një Foshnje e Pajetë në Gjakovë

Një foshnje është gjetur e pajetë në një rrugë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në Gjakovë, një grua me inicialet Gj. C ka raportuar se vajza e saj ka lindur në spitalin rajonal të këtij qyteti dhe e njëjta është kthyer në shtëpi pa foshnjën e lindur.

Policia me të marrë informatën e ka shoqëruar 32 vjeçaren me inicialet L. M e cila ishte nëna e foshnjës dhe e njëjta kishte deklaruar se foshnjën e ka lënë në rrugën “Dëshmorët e Morinës” në Gjakovë.

Policia menjëherë së bashku me të dyshuarën kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur foshnjën me inicialet A. M, e lindur një ditë më parë, ku ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e saj.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa e dyshuara mbahet në ndalim policor.

Rasti po hetohet nga hetimet rajonale në Gjakovë.