Ilustrim

Gjendet mjet shpërthyes në shtëpinë e mërgimtarit në Mdevec të Lipjanit

Një person ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes në oborrin e vëllait të tij.

Policia ka sqaruar me anë të raportit ditor se ditën e djeshme në fshatin Medevc të Komunës së Lipjanit është gjetur një mjet shpërthyes.

Ankuesi ka raportuar se deri sa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani kishte hasur në mjetin e dyshuar shpërthyes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, duke përfshirë skuadrën e bombave, ku është konstatuar se bëhet fjalë për një granatë dore të llojit F-1 të cilën më pas e kanë demoluar në vendin e ngjarjes pa pasoja në njerëz dhe dëme materiale.