Gjendet mjet shpërthyes në Podujevë

Një  burrë ka njoftuar Policinë e Kosovës se ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer në fshatin Lupq të Podujevës

“Ankuesi ka njoftuar se ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së, ka bërë tërheqjen në mënyrë të sigurt të mjetit të pashpërthyer” thuhet në raportin e Policisë