Gjendet mjet shpërthyes në oborrin e Qendrës Rinore në Osojan

Policia ka informuar se në oborr të objektit të Qendrës Rinore në Osojan të Istogut është gjetur një mjet shpërthyes.

Pas marrjes së informacionit, Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e tij, e më pas vendit të ngjarjes i janë përgjigjur stafi komandues dhe të gjitha njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale.

Pas sigurimit të perimetrit të nevojshëm, njësiti i FSK-së për çminim e ka kryer shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshimtë si granatë dore pa ndonjë problem.

Policia e Kosovës është duke hetuar rastin në vazhdimësi.

Deri më tani janë intervistuar tre dëshmitarë dhe pritet të intervistohen edhe disa persona të tjerë.