Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një 43 vjeçar është gjetur pasditen e sotme pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zyra për Informim në Rajonin e Prishtinës.

“Në stacionin policor Veriu në Prishtinë, sot rreth orës 16:00 është hapur një rast vdekje e dyshimtë. Viktimë e këtij rasti është një mashkull Y.Z, 43 vjeçar, i cili është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në rrugën “Avdyl Ramaj” në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Policia po ashtu ka thënë për KALLXO.com se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Trupi i viktimës është dërgua për obduksion. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë policia.