Gjendet i vdekur një 42 vjeçar në lagjen Dardania në Prishtinë

Një person është gjetur sot i vdekur brenda banesës së tij në lagjen Dardani në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Kransiqi e ka konfirmuar rastin për KALLXO.com

“Sot rreth orës 10:50 në Prishtinë në lagjen Dardania, në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F. G., 42 vjeçar”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e nevojshme policore, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e urgjencës në Prishtinë

“Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi.