Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Gjendet i varur një i burgosur në Dubravë

Një i burgosur është gjetur i varur sot në orët e hershme të mëngjesit në burgun e Dubravës.

Rastin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Policia është njoftuar se sot rreth orës 4 e 25 minuta, një person me inicialet I.K, nga komuna e Malishevës është vetëvarur. Është njoftu edhe prokurori, si dhe të gjitha njësitë kanë dalë në vendngjarje. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion “, tha Ibraj për KALLXO.com.