Ilustrim

Gjendet garantë dore në një lagje në Hajvali

Një mjet i pashpërthyer, granatë dore është gjetur në afërsi të një lagjeje në Hajvali.

Me të marrë informacionin njësia policore ka bërë sigurimin e vendit ndërsa është njoftuar edhe njësia për deminim.

Këta të fundit kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar.

Policia nuk ka njoftuar për ndonjë incident gjatë shpërthimit të granatës.