Gjenden mjete shpërthyese në oborrin e fakultetit të Pejës

Disa mjete të dyshuara shpërthyese janë gjetur mëngjesin e djeshëm në oborrin e fakultetit në Pejë.

Sipas njoftimit, një person ka raportuar në polici se gjatë kohës sa ishte duke punuar me ekskavator në oborrin e fakultetit, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.

Policia ka njoftuar se pas marrjes së informatës, njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.