
Ilustrim
Gjenden dy mjete të dyshuara të pashpërthyera
02.7.2018 - 20:59
Policia ka raportuar se janë gjetur dy mjete të pashpërthyera në dy lokacione të ndryshme në Kosovë.
Në rastin e parë, një person ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në kopshtin e tij, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Ngjarja a ndodhur në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar.
Në rastin e dytë, në fshatin Tërpezë, të komunës së Malishevës gjatë ditës së djeshme ankuesi ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i KFOR-it dhe FSK-së kanë asgjësuar mjetin e dyshuar pa incidente.