Ilustrim

Gjenden Bomba të Pashpërthyera në Deçan

Në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit janë gjetur disa mjete shpërthyese që u larguan me ndihmën e FSK-së.

Një burrë nga Deçani dje derisa po punonte në oborr të shtëpisë ka hasur në disa mjete shpërthyese.

Me lajmërimin e Policisë së Kosovës, u konstatua se bëhet fjalë për katër bomba dore të tipit A-6 dhe disa fishekë.

Mjetet janë larguar nga njësiti për deminim i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Sipas raportit ditor, tërheqja është bërë pa asnjë incident.