Foto: Ilustrim

Gjatë mihjes gjen skelet njeriu

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Majac të Podujevës janë gjetur mbetje mortore.

Një person ka raportuar se gjatë mihjes së një rrugice në një vend kodrinor-malor në lokacionin e lartcekur ka hasur në një skelet të mbuluar nga dheu.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore relevante, si dhe janë njoftuar: Mjekësia Ligjore, njësia për krime lufte dhe prokurori kujdestar.