Astrit Dehari | Foto: LVV

Gjatë Autopsisë edhe Mjekë të Caktuar nga Familja Dehari

Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se nga Prokuroria Themelore e Prizrenit ka marrë konfirmimin se do të lejohet prania e mjekëve të caktuar nga familja Dehari gjatë autopsisë së trupit të Astrit Deharit, i cili vdiq dje gjatë kohës sa po mbahej në paraburgim në Prizren.

Avokati i Popullit njoftoi se përfaqësues të këtij institucioni kanë kontaktuar sot paradite Prokurorinë e Prizrenit pas kërkesës që kanë marrë mbrëmë nga familja Dehari, djali i të cilës, Astriti, ndërroi jetë në rrethana ende të pasqaruara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Institucioni i Avokatit të Popullit pret që autopsia të kryhet gjatë ditës së nesërme.

Po ashtu, ky institucion pasi shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetës së Astrit Deharit bën thirrje për maturi dhe vetëpërmbajtje nga komentet e ngutshme, jokompetente dhe kontradiktore.

Gjatë ditës së sotme, në një konferencë për media, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thanë se përgjegjësia për vdekjen e aktivistit të tyre është institucionale.

http://kallxo.com/ymeri-vdekja-e-astritit-eshte-pergjegjesi-institucionale/

Astrit Dehari vdiq dje teksa po mbahej në paraburgim në Prizren si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës më 4 gusht 2016.

http://kallxo.com/vdes-ne-qender-te-paraburgimit-nje-aktivist-i-vv-se/

http://kallxo.com/syle-hoxha-e-dyshimte-vdekja-e-deharit/