Arkiv

Gjashtë të vdekur nga aksidenti i trenit

Gjashtë persona kanë humbur jetën sot në një aksident treni në Danimarkë.

Ura që lidh ishujt e Zelandës dhe Fynenit është mbyllur pas aksidentit dhe njerëzit thuhet se janë evakuuar.

Policia nuk ka dhënë detaje, por konfirmoi se një objekt kishte goditur trenin, transmeton rtv21.tv.

Shërbimet e emergjencave thonë se në tren kishte 131 pasagjerë dhe tre ekuipazh në bord.

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 lokale (07:00 GMT). Dhjetëra mijëra automjete kalojnë urën çdo ditë.