Gjakovë: Vajza u tentua të dhunohet prapa shkurreve

Prokuroria e Gjakovës, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K., për shkak se dyshohet se kishte kryer veprën “ tentim dhunimi”.

Sipas Prokurorisë, ky rast kishte ndodhur me datën 10 qershor 2019, në afërsi të rrugës magjistrale Gjakovë- Prizren.

“Përderisa e dëmtuara V.Q., kishte zbritur nga autobusi duke vazhduar rrugën për në shtëpinë e saj, I pandehuri F.K., e ndalon në rrugë duke e tërhequr për dore, e prek në pjesë të trupit dhe e dërgon prapa një shkurreje, duke tentuar të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e saj- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjakovës.

Njoftimi i Prokurorisë shpjegon se, pasi që e dëmtuara ka filluar të bërtas dhe të kërkojë ndihmë, në ato momente ka arritur babai i saj, ku edhe kishte dalur për ta pritur vajzën dhe pastaj e ka kapur të pandehurin dhe ka lajmëruar policinë.

Për këtë rast, Prokuroria ndaj të pandehurit F.K., ka bërë kërkesë pranë gjykatës së Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.