Gjakovë, protestë për lirimin e Tomor Morinës

Në Gjakovë u mbajt protest paqësore  në solidarizim me ish-pjesëtarin e UÇK-së, Tomor Morinës, i cili gjendet në paraburgim në Maqedoninë e Veriut.

Protesta ka filluar ora 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

I pranishëm në këtë protestë ishte kryetari i Komunës edhe Ardian Gjini.

Në këtë protestë të organizuar nga OVL-UÇK morrën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë të Morinës.

Është e ditur tashmë se Prokuroria Serbe për Krime të Luftës, dyshon se ish-anëtari I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina ishte I përfshirë në krimet e luftës kundër civilëve në rajonin e Gjakovës nga janari e deri në qershor të vitit 1999.

Morina u arrestua javën e kaluar të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, nga një urdhër arrest të lëshuar nga Beogradi.

https://kallxo.com/proteste-per-lirimin-e-tomor-morines/