Gjakovë, nesër dorëzohen dhjetëra padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Grupi i shoqërisë civile në Gjakovë ka paralajmëruar edhe dhejtëra padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në komunën e Gjakovës, nesër do të dorëzojë dhjetëra padi të bëra nga qytetatët e kësaj komune, ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999.

Bashkë me paditë, do të dorëzohen edhe dëshmitë apo dokumentet e gjetura të Policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb, të cilët kanë operuar në këtë komunë.

Shoqëria civile tregon se dorëzimi i padive dhe dokumenteve do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë.