Ilustrim

Gjakovë - Kërcënoi gruan dhe vajzën e tij, arrestohet

Një burrë është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kërcënuar gruan dhe vajzën e tij.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme është vënë në pranga një burrë në Gjakovë pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka kërcënuar bashkëshorten dhe vazjën e tij.

Sipas policisë, i njëjti është intervistuar dhe për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.