Shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarve për drogë - Gjakovë - 07.05.2019

Gjakovë - Katër vite burgim dhe mijëra euro gjobë ndaj të akuzuarve për drogë dhe armë

Bekim Haxhibeqiri, Donald Haxhibeqiri, Denis Lushi, Marinero Merdino, Egzon Haxhibeqiri, Fisnik Shllaku dhe Kreshnik Shllaku, të cilët akuzoheshin nga Prokuroria e Gjakovës për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, ndërsa Adhurim Shehu akuzohej për veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Gjakovës.

Bekim Haxhibeqiri është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim dhe gjobë 1200 euro, si dhe për armëmbajtje pa leje është dënuar me 800 euro.

Donald Haxhibeqiri është dënuar me 2 vite burgim dhe gjobë prej 1500 euro.

Denis Lushi u dënua me 6 muaj burg gjobë 600 euro. Marinero Merdino 12 muaj burg dhe gjobë 800 euro.

Ndaj Egzon Haxhibeqirit gjykata mori aktgjykim refuzues pasi që prokurori ishte tërhequr nga akuza. Fisnik dhe Kreshnik Shllaku janë dënuar me gjobë prej 500 euro secili veç e veç.

I akuzuari Adhurim Shehu është liruar nga akuza në mungesë të provave materiale.

Gjykata ju shqiptoi edhe dënime plotësuese për konfiskimin e pistoletës dhe fishekëve, konfiskimin e substancave narkotike dhe konfiskimin e 5 automjeteve si dhe pagesën shpenzimeve procedurale në shumën prej 150 euro.

Kallxo.com kishte raportuar edhe më herët për këtë rast.

Të gjithë të akuzuarit para gjykatës ishin deklaruar të pafajshëm, duke i mohuar deklaratat e tyre të dhëna në Polici.

Bekim  Haxhibeqiri, Donald Haxhibeqiri, Denis Lushi, Marinero Merdino, Egzon Haxhibeqiri, Fisnik Shllaku dhe Kreshnik Shllaku, akuzoheshin nga Prokuroria e Gjakovës për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

Prokuroria e Gjakovës kishte hequr dorë nga akuza ndaj Egzon Haxhibeqirit, në mungesë të provave materiale.

Sipas dosjes së Prokurorisë të akuzuarve u janë gjetur dy qese me narkotikë-kokainë me peshë 0.63 gramë dhe 0.41 gramë, e më pas i janë gjetur dhe sekuestruar edhe 8.33 gramë narkotik të llojit kokainë, një peshore digjitale dhe një pjatë e qelqit për përzierjen e narkotikut.

Ndërsa Adhurim Shehu akuzohej për veprën penale të dhënies së ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale.

Në aktakuzë thuhej se i pandehuri Shehu i ka ndihmuar familjarët e të akuzuarve, duke i kërkuar borxhet e blerësve të substancave narkotike.

Bekim Haxhibeqiri akuzohej edhe për veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve, për të cilën vepër edhe e kishte pranuar fajësinë.

Sipas aktakuzës, Bekim Haxhibeqiri pa autorizim ka mbajtur armë dhe municion të cilat janë konfiskuar nga Policia.

https://kallxo.com/deshton-gjykimi-ne-rastin-e-tete-te-akuzuarve-per-narkotike/