Gjakovë: Goditet me veturë një këmbësore

Një këmbësore është goditur nga një veturë mbrëmjen e kaluar në Gjakovë.

Sipas policisë, mbrëmjen e kaluar në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, një person deri sa po lëvizte me veturë ka goditur një këmbësore.

I njëjti është arrestuar, ndërsa këmbësorja ka pësuar lëndime trupore.

Pas aksidentit, këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar edhe prokuroria, ku me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.