ilustrim

Gjakovë, e rrah gruan me të cilën bashkëjetonte

Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë, pasi i njëjti e kishte sulmuar e rrahur gruan me të cilën bashkëjetonte dhe kishin një fëmijë të përbashkët.

Siç njofton Policia, gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar ndihmën e mjekut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte  sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën i dyshuari bashkëjeton dhe kishte një fëmijë të përbashkët. Viktima si pasoj e rrahjes ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.