Foto: Ilustrim

Gjakovë, burri sulmoi fizikisht gruan

Një person është arrestuar në Gjakovë gjatë ditës së djeshme nën dyshimet për sulm fizik ndaj gruas së tij.

“Viktima grua K-Shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.