Ilustrim

Gjakovë - Burri rrah gruan, policia nuk arreston të dyshuarin

Gjatë ditës së djeshme, një grua ka raportuar në Policinë e Gjakovës se është rrahur nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në fshatin Skivjan.

Si pasojë e rrahjes gruaja është dërguar për tretman mjekësor.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar ndërsa ka shtuar se me vendim të prokurorit, rasti është dërguar në procedurë të rregullt.