Ilustrim

Gjakovë - Arrestohet pasi me dokument të falsifikuar tentoi regjistrimin e pronës publike një shtetasi nga Serbia

Të enjten në Gjakovë është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar për falsifikim dokumentesh.

I dyshuari përmes falsifikimit të dokumenteve ka tentuar që pronën prej 16 ari të komunës ta bartë te një i dyshuar shtetas i Serbisë.

PK ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar disa dokumente.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.