Ilustrim: Pamje nga Arrestimi

Gjakovë- Arrestohet i dyshuari për grabitje të armatosur, në shtëpi ju gjetën armë dhe drogë

Një person i dyshuar për grabitje të armatosur në fshatin Kramovik të Komunës së Rahovecit është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Me datë 27.10.2018 në ora 03:00 në një pompë derivatesh në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit ka ndodhur grabitje nën kërcënimin me armë nga persona të maskuar.

Sektori rajonal për hetime nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë ka punuar intensivisht në zbulimin dhe arrestimin e të dyshuarve dhe sot me datë 07.11.2018 ka kryer një bastisje në fshatin Kralan të Gjakovës me ç’ rast ka arritur të arrestoj personin e dyshuar A.A., i lindur me 09.02.1996, kosovar/shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më tej Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes së shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar mjetë të ndryshme ilegale, përfshirë armë dhe substanca të dyshuara narkotike.

Janë konfiskuar:

Sasi e narkotikëve e dyshuar si marihuanë 486 gram

Sasi e narkotikëve 10 gram e dyshuar si kokainë

Një peshore e cila shërben për matjen e substancës se dyshuar.

Një pushkë automatike AK-47 me tre fishek

Një pistoletë e kalibrit 6.35 mm, me katër fishek

Një pushkë gjuetie

Një pushkë ajrore-rekreative

Një jelek taktik i forcave speciale Swat

Dy këllëfë për mbajtjen e armëve

Dy palë dorëza

Mjete të mprehta (thika dhe një boks hekuri), bateri dore

Një palë dylbi

Policia ka njoftuar se në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit po vazhdojnë hetimet ndërsa personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor.