Gjakovë, 75 aktakuza për dy javë

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza kundër 75 personave, për vepra të ndryshme penale, njofton zyra për informim e Prokurorisë Themelore të kësaj komune.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2 aktakuza kundër 2 personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 aktakuza kundër 73 të pandehurve, po ashtu ka bërë dhe 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 propozime për masë Edukative, gjithashtu 7 masa për Diversitet.