ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Gjakovari i dyshuar kërcënoi katër policë, arrestohet

Policia ka arrestuar një person në Gjakovë, nën dyshimin se i njëjti kërcënoi katër policë.

Sipas raportit ditor të policisë zyrtarët policorë deri sa kanë qenë në kryerje të detyrës janë kërcënuar.

Policia nuk ka dhënë detaje se pse ngjarja erdhi deri te kërcënimi dhe cili ishte shkaku i saj.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.