Prapa grilave - Ilustrim

Gjakovari dënohet për marrëdhënie seksuale me viktimat e trafikimit

Gjykata e Gjakovës e ka dënuar me 1 vit burgim të akuzuarin i cili ka siguruar shërbime seksuale të personave për të cilët ka qenë në dijeni se janë viktima të trafikim.

Dënimi ndaj F. B. erdhi pasi gjykata e gjeti fajtorë se ka përdorur dhe ka siguruar shërbime seksuale me persona për të cilët ka qenë në dijeni se janë viktima të trafikimit.

Ai akuzohej për veprën penale të “Trafikimit me njerëz”.