Arkiv - Panairi i punësimit

Gjakova Ofron Tetëqind Vende Pune

Mundësinë e punësimit të këtyre personave e bëri të ditur Izedin Bytyqi, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe  Mirëqenies Sociale.

“Në këtë panair nga përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve janë ofruar afërsisht tetëqind vende të punës, prandaj ne jemi të lumtur që mujmë me ju ofru qytetarëve të Gjakovës një mundësi për punësim,” tha Bytyqi.

Panairi i hapur sot është organizuar nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me GIZ-in dhe Komunën e Gjakovës.

Armend Vokshi nga Komuna e Gjakovës falënderoi ministrinë dhe Organizatën Qeveritare Gjermane GIZ për panairin, ndërsa tregoi se edhe disa studentë do të përfitojnë praktikë me pagesë.

“Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale dhe GIZ-i që ka ofruar një marrëveshje të dytë e cila do të ju ofrojë diku rreth tridhjetë e pesë studentëve praktikë me pagesë në institucione të ndryshme me qëllim që t’i përkrahë ata në zhvillimin e karrierës,” tha drejtori i Administratës së Përgjithshme në Gjakovë Armend Vokshi.

James Mackbath nga Organizata Gjermane GIZ foli për bashkëpunimin me institucionet e vendit.

“Bashkëpunimi ynë ka filluar që gjashtëmbëdhjetë vjet dhe po vazhdon të jetë i fuqishëm. Organizata gjermane beson në zhvillimin tuaj si komunë, mundohet të gjejë metodat më të mira të zhvillimit të karierës tuaj,” tha James Macbath nga GIZ-i.

[interaction id=”56e469b2251215382ecec9e7″]