Në Gjakovë ka Pak Autobusë

Driton Çaushi i Vetëvendosjes tha se 22 autobusë janë nisur nga komuna e Gjakovës; 14 nga fshatrat dhe 8 nga qyteti

12:05

Shumë të interesuar nga Gjakova për të marrë pjesë në protestën e sotme të opozitës nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak se nuk ka pasur autobusë të mjaftueshëm për t’i transportuar.

Gazetari i KALLXO.com nga Gjakova raporton se disa mbështetës të opozitës janë duke pritur që organizatorët t’u gjejnë zgjidhje.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi, tha se përveç 6 autobusëve që janë nisur nga qyteti, edhe 9 autobusë janë nisur nga fshatrat e Gjakovës.

më pas Çaushi bëri të ditur për KALLXO.com se gjithsej nga kjo komunë janë nisur 22 autobusë, 14 nga fshatrat dhe 8 nga qyteti.

gjakove 1

11:10

Sipas gazetarit të KALLXO.com nga ky qytet, këta autobusë janë të mbushur.

Opozita do të protestojë sot në Prishtinë kundër marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin dhe për dorëheqjen e qeverisë.

Opozitarët kanë thënë se protesta do të jetë paqësore, ndërsa që ajo të jetë e tillë kanë kërkuar dje policia e qeveria.

12516996_10207994736723940_1184195631_o12516996_10207994736723940_1184195631_o 12517176_10207994737243953_1549167524_o