Gjakova Merr Milionin e Saj për Energji

Në një komunikatë për medie të kësaj komune thuhet se kryetarja Mimoza Kusari-Lila të premten nënshkroi grantin dhe kredinë në vklerë prej 7.5 milionë eurosh për katër komuna.

Projektti për kursim energjie, ose energji efiçiente është financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KFW), Komisioni Evropian dhe Ministria e Financave.

Kusari-Lila, sipas komunikatës së lëshuar nga Komuna e Gjakovës, tregoi edhe për çfarë do të përdoren këto para.

“Ky fond është i dedikuar për përmirësimin e masave për energji efiçiente (izolime, sisteme të ngrohjes/ftohjes) për ndërtesat publike komunale (shkolla dhe kujdes primar shëndetësor). Ndërsa, për Gjakovën parashihen afërsisht 1 milion euro investime në shtatë objekte shkollore dhe Qendra të Kujdesit familjar të përzgjedhura nga Komuna e Gjakovës,” tha Kusari-Lila.

Sipas komunikatës, zbatimi i këtij projekti do të fillojë këtë vit.

KALLXO.com shkroi dje për kredinë dhe grantin nga KFW-ja. Përveç Gjakovës nga ky grant e kjo kredi do të përfitojnë edhe Prishtina, Ferizaj e Gjilani.

http://kallxo.com/7-5-milione-nga-gjermania-per-energji-eficiente-ne-komuna/