Gjakova e Elbasani Bashkëpunim Universitar

Rektorët Shaban Buza dhe Liman Varoshi nënshkruan sot një marrëveshje mes universitetit “Fehmi Agani” të Gjakovës dhe atij “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Shaban Buza tha se marrëveshja është shumë e rëndësishme për Universitetin e Gjakovës.

“Duke marrë parasysh që Universiteti i Gjakovës është një universitet i ri edhe të cilit i duhet ngritje profesionale e kapaciteteve të tija dhe disa programe të reja, të cilat i shohim si të domosdoshme, prandaj marrëveshja parashikon edhe shkëmbim të personelit akademik dhe të studentëve në kohna të caktuara dhe është një marrëveshtje e hapur që edhe për hapa të mëtejmç në programe të reja.”

Ndërkaq, rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Varoshi foli për historinë e një institucioni tjetër arsimor të këtij qyteti-Normalen e Elbasanit si paraardhëse e universitetit.

“Për disa dekada ka shërbyer si vatra e vetme e shkollimit kombëtar për të gjithë shqiptarët kudo që ndodheshin dhe në një mënyrë ose një tjetër ajo ka merituar statusin e universitetit të parë shqiptar dhe më mirëkuptoni në këtë deklarim, por për një gjë ju garantoj që edhe studiuesit tjerë e kanë cilësuar normalen më shumë se një shkollë të mesme, më shumë se universitet, madje kanë pasur prirjen ta cilësojnë edhe si akademi.”

Mimoza Kusari Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës si dhe anëtare e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, duke uruar për këtë marrëveshje të cilën e cilësoi si një integrim kombëtar të arsimit të lartë foli për historikun e arsimit në Gjakovë.

“Universiteti i Gjakovës, si një universitet i ri, megjithatë me format dhe vullnetin për bashkëpunim drejt arsimit cilësor ka dhënë kontribut shumë të madh dhe mund të flasim për një historik të gjatë të arsimit shqip që rrjedh prej Komunës së Gjakovës.

Këtë marrëveshje në emër të MAShT-it dhe ministrit Arsim Bajrami, e përshëndeti edhe këshilltari i tij dr. Ramë Likaj.