Objekti i Komunës së Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Gjakova Anulon Konkursin për Grante Komunale

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjakovës ka vendosur të anulojë procesin e aplikimit për grante komunale të shpallur më 5 prill të këtij viti.

Ndërrmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që kanë aplikuar për grante komunale në Gjakovë mund ta përsërisin aplikimin e tyre nga data 1 korrik.

Komuna e Gjakovës njoftoi sot se DZhE në miratim të Kryetares së Komunës, Mimoza Kusari, ka anuluar të gjithë procesin e aplikimit për grante për shkak të ankesave të ndërmarrjeve.

“[Thirrja për aplikim anulohet ] për shkak të numrit të konsiderueshëm të ankesave që janë pranuar nga bizneset aplikuese,  të cilat kryesisht janë ardhë si rezultat i disa paqartësive rreth zbatimit të kritereve të cilat janë kërkuar nga ato gjatë procesit të aplikimit”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast Komuna e Gjakovës ka marrë vendim për rishpalljen e ftesës për aplikim që do të jetë e hapur deri më 15 korrik.

Kjo drejtori gjithashtu zotohet se do t’iu jepet mundësi e barabartë të gjitha bizneseve që aplikojnë për këto grante si dhe do të bëhet sqarimi i kritereve për aplikim.

“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik shpreh keqardhje ndaj bizneseve të përzgjedhura në thirrjen e kaluar , mirëpo njëherit i sigurojnë të gjithë aplikuesit se me qartësimin e kritereve për aplikim do t’iu jepet shansë e barabartë të gjitha bizneseve konkurruese në këtë proces,  thuhet më tej në njoftim.

KALLXO.com ka raportuar edhe për përfituesit e subvencioneve të vitit të kaluar nga Komuna e Gjakovës.