Gjakova anulon konkursin për anëtarë të bordit në Stacionin e Autobusëve

Komuna e Gjakovës ka anuluar konkursin për përzgjedhjen e katër anëtarëve të bordit në ndërmarrjen publike ‘Stacioni i Autobusëve’ në këtë qytet.

Sipas vendimit të publikuar nga komuna, Komisioni Komunal i Aksionarëve pas shqyrtimit të aplikacioneve kishte vërejtur se mungon përvoja menaxheriale që kërkohet të jetë së paku pesë vite.

Komuna nuk ka bërë të ditur datën kur do të rishpallet ky konurs.