Geta Beqa - Foto: Rtv21

Geta Beqa rrëmben edhe një kupë në Portugali

Kampionia botërore e fitnesit, Geta Beqa ka rrëmbyer edhe një kupë në Portugali duke u kualifikuar kështu për kampionatin Botëror i cili do të mbahet në Cancun të Meksikës në nëntor të 2018.

Javë më parë në Madrid të Spanjës, Geta Beqa kishte fituar vendin e parë në ‘Elite Pro Diamond Cup Madrid’, duke përfaqësuar Kosovën në shtetit spanjoll.

Geta Beqa arriti të dalë më e mirë në këtë garë, duke e ngritur sërish flamurin kosovar në Madrid, ndërsa ajo tashmë zotëron kartën e Elite Pro, si atlete profesionaliste e kompletuar./21Media