Gërmimet në Suhodoll- Gjendet një Trup i Kompletuar

Pas gërmimeve në Suhodoll të Mitrovicës, përveç se janë gjetur mbetje mortore, pak më parë është gjetur edhe një trup i kompletuar, i cili dyshohet të jetë i një viktimës së luftës së fundit në Kosovë.

Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Në 6- 7 vende janë gjetur mbetje mortore, derisa pak më herët është gjetur edhe një trup i kompletuar i cili mund të lidhet me luftën e fundit në Kosovë”, tha Gërxhaliu.

Ai shtoi se punimet do të vazhdojnë edhe më tutje, me qëllim që të kontrollohet i gjithë terreni “se nëse ka ende apo jo”.

Ndryshe, ekipi i mjekësisë ligjore është nisur për në Suhodoll të Mitrovicës dy ditë më parë për të vazhduar gërmimet në pjesën e mbetur në kërkim të një viktime të luftës.

Së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, prezent është edhe EULEX-i.

http://kallxo.com/ne-suhodoll-vazhdon-kerkimi-te-pagjeturit-nga-lufta/

Këto gërmime mendohej të përfundonin më 24 gusht të këtij viti, por me kërkesën e familjarëve të ish- kryeministrit të ndjerë, Bajram Rexhepit, ato ishin shtyrë.

Familja Rexhepi ato ditë kishte hapur të pame dhe priste ngushëllime për shkak të vdekjes së ish-kryeministrit.