Prokuroria në Prizren | Foto: KALLXO.com

Genc Nixha do të vazhdojë të jetë prokuror në rastin e vrasjes në Peqan të Suharekës

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e prokurorit Genc Nixha nga rasti i vrasjes së rëndë që ka ndodhur në vitin 2016 në Peqan të Suharekës.

Pala e dëmtuar, saktësisht Avdi Bytyqi, babai i Abedin Bytyçit të ndjerë, kishte parashtruar për herë të tretë kërkesë për përjashtimin e prokurorit të çështjes, por edhe përjashtimin e tërësishëm të Prokurorisë Themelore Prizren.

Mirëpo, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka gjetur arsye ligjore për përjashtimin e prokurorit Nixha.

Lajmin për KALLXO.com e ka bërë të ditur vetë prokurori Genc Nixha.

Në seancën e kaluar para se të fillonte seanca prokurori Nixha kishte deklaruar se është i zhgënjyer që përjashtimin e tij po e kërkonte pala e dëmtuar. “Në aspektin ligjor dhe procedural interesat e tyre i mbroj edhe unë, përpos që i mbron përfaqësuesi i tyre”, kishte deklaruar ai.

https://kallxo.com/vrasja-ne-peqan-te-suharekes-pala-e-demtuar-serish-kerkoi-perjashtimin-e-prokurorit-genc-nixha/

Kallxo.com në vazhdimësi ka përcjellë rastin e vrasjes së rëndë

Sipas aktakuzës, Resmije Bytyqi, akuzohet se në vitin 2016 me dashje e shtyn Murat Ademin për të kryer veprën penale të vrasjes, dhe atë të bashkëshortit të saj, Abedin Bytyqit, andaj për veprimet e saj Prokuroria Themelore Prizren e ngarkon se në shtytje ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Murat Ademi së bashku me të vëllanë Reshat Ademi, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

https://kallxo.com/plaku-shperthen-ne-lot-ma-vrane-se-ma-vrane-djalin-po-pse-ja-djege-trupin/

Pjesë e aktakuzës është edhe Fadil Fetiu, i cili akuzohet për moslajmërim të veprës penale.

https://kallxo.com/avokati-kerkon-qe-publiku-te-dije-si-u-vra-abedin-bytyqi/

KALLXO.com do të raportojë në vazhdimësi për rastin në fjalë, përderisa tashmë pritet që nga ana e gjytarit të rastit Xheladin Osmani, të caktohet data për shqyrtimin e radhës, ku parashihet të dëgjohet edhe dëshmitari i fundit, ndërsa më tutje do të vazhdohet me mbrojtjen e të akuzuarve.