Gani Geci dhe Isa Mustafa pas Kuvendit Zgjedhor te LDK-se

Geci: E urova Isa Mustafën, por edhe Vjosa Osmanin për kryeministre

Ish-deputeti i LDD-së, Gani Geci përmes një postimi në Facebook ka nxjerrë në pah “diskutime të brendshme” të LDK-së.

Geci ka shkruar se e ka uruar Vjosa Osmanin për kandidaturën për kryeministre të Kosovës nga radhët e LDK-së.

“Po, me pas shëndetin taman edhe Vjosës i urova kandidaturën për kryeministre”, ka shkruar Geci në Facebook.

Fadil Geci, vëllai i Gani Gecit është  zgjedhur anëtar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.

Tutje, Geci ka shkruar se gara e brendshme e LDK-së tashmë ka përfunduar dhe tani është radha e garës me të tjerët.

“Tani gara e brendshme ka kaluar, jemi para garës me kundërshtarët politik dhe do t`i mposhtim”, ka shkruar tutje Geci.

Isa Mustafa sot u rizgjodh për herë të tretë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në këtë detyrë është që nga viti 2010.

Isa Mustafa kryetar i ri i LDK-së

.