Foto: Martin Dimitrov/BIRN

Gazetat bullgare kanë humbur 'besimin, paratë dhe lexuesit'

Reklamat e shtypura në rënie, titujt sensacionalë dhe pronësia e fshehur po shkatërrojnë besimin popullor në gazetat kryesore politike të vendit, thotë një analizë e re e tregut të mediave bullgare.

Një studim i ri i kryer për degën bullgare të Shoqatës së Gazetarëve Evropianë ka hedhur dritë mbi gjendjen e tmerrshme të tregut të shtypit bullgar.

Studimi tregon një nivel të ulët besimi në mediat e shkruara, kryesisht për shkak të negativitetit të shumicës së titujve të lajmeve, plus dominimin e asaj që ajo e quan “përmbajtje e pasaktë, agresive dhe jo objektive”.

“Pamja e përgjithshme tregon një rënie të besimit të publikut në media”, tha Ilija Valkov, një profesor asistent në Universitetin e Bullgarisë të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore dhe gazetar në gazetën ‘Sega’, i cili udhëhoqi studimin.

Asociacioni i Gazetarëve Evropianë gjithashtu tha se pothuajse asnjë gazetë në Bullgari nuk gjeneneron fitim.

Disa nga arsyet për rënien e mediave të shkruara bullgare janë theksuar nga një analizë e përmbajtjes prej pothuajse 16,000 titujsh nga 12 muajt e fundit.

“Me disa përjashtime, ekziston një tendencë midis vendeve për të ndërtuar një imazh pozitiv të status quo-së politike”, thotë studimi, duke shtuar se çdo kritikë e autoriteteve ka tendencë të jetë “mjaft e moderuar”.

Imazhi pozitiv i njerëzve në pushtet përkon me rolin në rritje të shtetit si një reklamues kyç në vitet e fundit, sugjeron analiza.

Analiza e përmbajtjes së studimit zbuloi se, pavarësisht nga fakti se shumica e gazetave shpesh paraqisnin kryeministrin Bojko Borisov në titujt e tyre, vetëm ‘Capital’ dhe ‘Sega’ shprehën një ton kritik të qëndrueshëm kur mbulonin kryeministrin.

Ndërkohë që buxhetet reklamuese për TV-të dhe mediumet e internetit janë në rritje, shpenzimi i parave nga kompanitë në mediat e shkruara ka rënë praktikisht në mes të vitit 2011 dhe 2017, duke rënë nga 75 milionë euro në 7.5 milionë euro, thotë studimi.

Reduktimi i të ardhurave nga reklamat bën pothuajse të gjitha mediat e shkruara një detyrim financiar ndaj pronarëve të tyre, shton studimi, duke çuar në varësi të fshehura në të ardhurat siç janë reklamat shtetërore, financimet nga projektet e BE-së dhe kreditë bankare.

Sondazhi përmban profile të gjera të dhjetë mediave të përcaktuara nga një sondazh kombëtar përfaqësues si gazetat më me ndikim në vend. Profilet do të dalin në javët e ardhshme.

Dhjetë gazetat më të lexuara janë ‘Telegraph’ dhe ‘24 chasa’, të ndjekura nga ‘Trud’, ‘Weekend’ dhe ‘Standard’, pastaj e përjavshmja ekonomike ‘Capital’, pasuar nga ‘Bullgaria Dnes’, ‘Monitor’, ‘Sega’ dhe ‘168 chasa’. Shumica janë përshkruar si tabloide nga hulumtimi.

Studimi zbulon se shtatë nga dhjetë gazetat shtypen në të njëjtën shtypshkronjë, e cila është ndërtuar me kredi nga ‘Corpbank’ tani e falimentuar dhe aktualisht është në pronësi të një kompanie offshore.

Të gjithë, përveç një prej botuesve të tyre – Venelina Gocheva, e cila drejton të përditshmen ‘24 chasa’ dhe javoren ‘168 chasa’ – ka interesa të tjera të biznesit.

Sasho Donçev nga ‘Sega’, Teodor Zahov dhe Ivo Prokopiev nga ‘Ekonomedia’, që e boton ‘Captial’, kanë interesa në sektorët e energjisë dhe të pasurive të paluajtshme, ndërsa pronari i ‘Trud’, Petyo Blaskov, është në biznesin e pasurive të patundshme në Sofje.

Pronari më i madh i mediave të shkruara në vend, Delyan Peevski, i cili është gjithashtu një deputet nga Lëvizja Etnike Turke për të Drejtat dhe Liritë, ka vetëm interesa në kompani me bazë jashtë vendit dhe ka gjeneruar dhjetëra miliona euro nëpërmjet tyre në katër vitet e fundit, pasi paraprakisht ka deklaruar se ai ka në pronësi vetëm një apartament dhe një makinë të vjetër.