Gazetaret kërkojnë që institucionet e vendit të tregohen më transparente

Sfidat më të cilat hasin gratë në profesionin e gazetarisë ishte tema më të cilën u mbajt konferenca ‘Gratë në Media’.

Përmes një deklarate të përbashkët nga 17 gazetare nga të gjitha komunitetet në Kosovë, synohet që vendimmarrësit të jenë më transparentë, të mbrohen të drejtat e gazetarëve, dhe mes tjerash që të rritet numri i grave që luajnë rolin e analisteve në debate politike dhe në vendimmarrje.

Gazetarja e portalit Kossev, Milica Andriç Rakiq, u shpreh së gazetaret gjatë një tryeze para disa javësh kanë shprehur shqetësimin e tyre, duke thënë së po hasin në vështirësi në qasje të informacioneve.

Ajo u shpreh së gjithashtu së në pajtueshmëri më disa gazetare është konstatuar se komunarët e veriut të vendit nuk janë treguar të qasshëm ndaj mediumeve shqiptare dhe e kundërta.

“Deklarata e përbashkët e nënshkruar deri më tani janë 17 gazetare, në periudhën e ardhshme presim të marrim përkrahjen edhe të gazetareve tjera. Bashkë do të luftojmë do të paraqesim atë qe ne si njerëz mund ti bëjmë për ti ndryshuar disa gjëra. Është vërejtur gjatë procesit për këtë deklaratë së problem kemi probleme me qasjen në informata. Është e vështirë qe institucionet qe të jenë më përgjegjshëm dhe me kohë të përgjigjen jo kurdo qoftë por përveç institucionet por edhe në veri, gazetaret janë ankuar apo i përzgjedhin mediat për kë dëshirojnë të flasin, në përgjithësi krijon probleme sepse nuk e kini mbulon krejt ngjarjen dhe palët mund të akuzojnë ju për mos përfshirjen e të gjithë palëve. Pa siguria në veri të Kosovës d.m.th. edhe serbet kanë pohuar se nuk është e sigurt në disa pjesë të Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, gazetarja e pavarur, Una Hajdari deklaroi nga përvoja e saj si gazetare që gratë shumë pak merren me rolin e analistes në debate politike, sipas saj, ato më shumë përfshihen vetëm si ‘lexuese të lajmeve’.

“Për gratë gazetare fokusi bie vetëm në 8 marsi, në festën e grave, pa marrë parasysh qe dominojnë në këtë profesion. Shoqëria jonë ka disa shembuj të mire mund të themi së mediat udhëhiqen nga gratë por ka mungesë udhëheqje politike dhe debutues. Gratë shpesh janë në rolin e moderatorës (lexueseje të lajmeve) apo në debate të ashpëria politike ende mungojnë gratë. Unë analistë marrë në artikuj burra, jo që nuk ka gra, por janë më të qasshëm dhe prezentë”, u shpreh Hajdari.

Ndërsa, redaktorja e portalit Graçanica Online, Andelka Cup, tha se si gazetare e cila përcjell punën e kuvendit është hasur në vështirësi gjatë raportimit për shkak të gjuhës, pasi që sipas saj, nuk ka përkthim në gjuhen në cilën ajo vepron – serbisht.

“Kur është ne pyetje ardhja e informatave, është  e çuditshme se vendimmarrësit mendojnë që mund të thonë çfarë të donë dhe ku të donë. Kur hapim ndonjë portal, media, mund të përfundojmë duke e ditur se nga kush financohet ajo, por kjo ndodhë gjithkund. Në Kosovë ende ka media që anojnë edhe pse është vështirë se nuk ka para që të financohen vetë. Ajo qe kemi dashur të ushtrojmë tryseni është vetëm qe të respektohet ligji, siç është qasja në informata. Është problem i madh përveç qasjes është edhe gjuha. Dua ti bëjë thirrje vendimmarrësit dhe donatorët që të krijojmë kurse që të kuptohemi më mire së çka po ndodhë”, deklaroi ajo.