Konferenca e Gazetarëve

Gazetarët hulumtues të Ballkanit flasin rreth sfidave të profesionit

Instituti i Kosovës për Zhvillim Ekonomik “Ekonomiks” është duke mbajtur konferencën rajonale me gazetarë të Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën “Ndiqni paratë dhe gjeni krimin” kanë folur gazetarë hulumtues nga Kosova, Serbia e Mali i Zi, ku treguan për sfidat e tyre të të bërit gazetari.

Drejtoresha ekzekutive e Ekonomiks, Majlinda Aliu tha se gazetarët hulumtues në Kosovë ballafaqohen me shumë sfida.

“Kemi gazetare që kanë marrë lëndime me jetë por nuk ka pasur dënime për bërësit. Po ashtu është shume e vështirë sigurimi i informacioneve dhe dëshifrimi i tyre si dhe duhet të kenë mjaftë kurajo për publikimin e tyre”, tha ajo.

Jovo Martinovic, gazetar hulumtues nga Mali i Zi tha se shpesh herë është kërcënuar dhe madje është burgosur për temat që ka shkruar nga autoritetet malazeze.

Martinovic tregoi se shërbimet sekrete kishin shpikur një rast të tij për kotrabandim të marihuanës nga Shqipëria.

“Në kohën kur bëja një artikull special për blerjen e armëve nga Bosnja më akuzuan që isha pjesë e këtij grupi të organizuar, pastaj më thanë se kam bashkëpunuar me Shqipërinë për kontrabandim të mariuhanës pasi kisha shkruar një artikull për të dhe kështu me futën në burg”, tregoi ai.

Gazetari malazez po ashtu tha se shërbimet sekrete madje kanë tentuar ta korruptojnë atë.

“Unë isha bërë cak i shërbimeve sekrete dhe ma montuan këtë rast me Shqipërinë. Para kësaj me kanë thënë të mos bashkëpunoj me mediat britaneze sepse shkruaja artikuj për ta, të gënjej redaktort edhe të mos e paraqes situatën ashru sic është”, shtoi ai.

Kurse Bojana Palovic, gazetare hulumtuese në Serbi tregoi se si kanë zbuluar një banesë të pa deklaruar të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

“Në deklarimin e pasurisë kemi parë që ai nuk ka treguar nga e ka bërë atë banesë dhe jemi interesuar në agjencionin e korrupsionit, pastaj prokurori, cka ka qenë qesharake se Vulin thoshte që atë e ka bërë me para të tezes nga Kanada dhe ka qenë shumë qesharake”, tha ajo.

Serbeze Haxhijaj redaktore në Radio Kosova tha se sfidë në raportimin hulumtues në Kosovë është që shumica e mediave janë në shërbim të pushtetit.

“Nuk është vetëm reagimi i Ligjit kur ka kërcënime për paranë publike, por edhe ajo armata e mediave tonë me mbrojtë pushtetin. Kjo është me e sikletshme sepse është një shërbim i mirë që i bëhet pushtetit, dhe shikojnë shikojmë qysh me gjetë elemente”, tha ajo.

Haxhijaj shtoi se kërcënimet dekurajojnë gazetarët e tjerë.

“Pasojat që i kemi janë pjesë e punës tonë por ndikojnë në frikësimin e gazetarëve për te bërë gazetari hulumtuese sepse aktualisht janë një shumicë e tyre që e përcjellin deri në fund”, shtoi ajo.

Në këtë konferencë po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin rajonal mes gazetarëve për raportimin e krimit financiar.