Mbledhja e dy qeverive | Foto: Petrit Rrahmani

Përfundon Mbledhja e Dy Qeverive

Pas fjalimeve të dy kryeministrave, ministrat e dy qeverive prezantuan marrëveshjet që do të nënshkruhen.

Në mbledhje është paraparë të nënshkruhen gjashtë marrëveshje dhe një memorandum bashkëpunimi.

Sot do të nënshkruhen marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të certifikatës së testim/kalibrim të tahografit të mjeteve rrugore; marrëveshja për bashkëpunim në mes autoriteteve tatimore dhe doganore të Republikës së Kosovës dhe republikës së Shqipërisë në fushën e hetimeve administrative, hetimeve tatimore dhe doganore; marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Republikës së Shqipërisë për ngritjen e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik; marrëveshja për krijimin e Qendrës së Përbashkët trajnuese; marrëveshja për Partneritet për bashkëpunimin ndërkufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë; marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë; dhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë së Republikës së Shqipërisë.

Aktualisht është vendosur tavolina për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe ato kanë nisur të nënshkruhen.

mbledhja 1

11:48

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive bëri thirrje për bashkimin e shqiptarëve nën flamurin evropian.

Rama tha se as shqiptarët, por as Ballkani nuk do të hyjnë të fragmentarizuar në BE.

“Të jemi të bashkuar në flamurin e bashkimit evropian,” tha ai duke kujtuar disa fjalë të Isa Boletinit.

Rama gjatë fjalimit kujtoi që “Shqipëria dhe Kosova kanë qenë gjithmonë bashkë, në ditë të mira e të këqija”.

Ai foli edhe për bashkëpunimin dikur të vështirë dhe tash të hapur.

“Qeveritë tona nisën në 2014 një rrugëtim për bashkëpunim…Së bashku kemi kaluar nga një hendek ndarës në një ure bashkëpunimi qe forcohet dita ditës. Në këto dy vjet kemi krijuar një treg të përbashkët.. Jo vetëm që ia dolëm që më në fund të mësojmë gjuhën me një abetare të unisuar,” tha Rama.

Ai foli edhe për bashkëpunime tjera.

Kalendari i përbashkët kulturor është tashmë një realitet ku lëvizin lirisht artdashësit dhe kulturëdashësit. Në harkun prej dy vjetësh kemi bashkëpunuar në turizëm, polici,” tha Rama.

Ai tha se të drejta e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të respektohen njësoj si ato të serbëve në Kosovë.

“Të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës duhet të respektohen të paktën sa i respektojnë të drejtat e minoriteteve Kosova dhe Shqipëria. Për ata që nuk e dinë sa respektohen këto te drejta, le të marrin shembull nga repektimi i të drejtave që u bën Kosova serbëve,” tha Rama.

11:28

Në fjalën e tij në mbledhjen e dy qeverive, Kryeministri Isa Mustafa falënderoi Shqipërinë për mbështetjen.

Mustafa tha se ka progres “Progres në nënshkrimin e marrëveshjeve tona në Prizren e Tiranë”.

Mustafa foli edhe për autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë.

“Po punojmë bashkë në çuarjen përpara në agjendën e berlinit. Rruga ‘Ibrahim Rugova’ ka hapur vendet tona, ka mundësuar që shqiptarët të lëvizin,” tha Mustafa.

Kryeministri i Kosovës tha se “Afrimi e bashkëpunimi ynë s’ka qenë më i mirë se në këtë epokë”.

Ai falënderoi edhe shtetet e fuqishme.

“Në takime të tilla nuk mund të kalohet pa përmendur përkrahjen shumë të madhe që kemi nga ShBA-në. Falënderim shkon edhe për NATO-n, BE-në,” tha Mustafa.

Mustafa përmendi edhe dialogun me Serbinë.

“Ne jemi për dialog edhe me Serbinë. Kthimi mbrapa është monolog. Ne jemi për fqinjësi të mirë,” tha Mustafa.

11:18Në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë u ulën së bashku sot për herë të tretë kabinetet qeveritare të Kosovës e Shqipërisë.

Mbledhjen e hapi Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

11:08

Njësia Ceremoniale e FSK-së priti Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, para se ai dhe Isa Mustafa me kabinetet e tyre të hyjnë në mbledhjen e përbashkët.

Ministrat e dy qeverive kanë mbërritur te vendi ku do të mbahet mbledhja.

mustfa-rama

Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen gjashtë marrëveshje dhe një memorandum bashkëpunimi.

Mbledhja e sotme është e treta me radhë.

Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë ishin takuar edhe në mars të vitit të kaluar në Tiranë dhe në janar 2014 në Prizren.

garda garda2 mbledhja qilimi